Sot dita e fundit e merkatos në Premier League, çfarë do të ndodhë me Armando Brojën?

Sonte mbyllet afati kalimtar në disa prej ligave më të forta në Europë, përfshi Premier League, La Ligan dhe Serie A.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ishte afër transferimit në Ipswich Town, por një marrëveshje e tillë u bllokua shkaku i një lëndimi të lojtarit “kuqezi”.

Momentalisht lojtari shqiptar është ende pjesë e Chelseat, kurse e ardhmja e tij mund të përcaktohet këto ditë.

Edhe pse sonte mbyllet afati kalimtar, lojtarët nga Premier League mund të largohen edhe ditët në vijim – sigurisht në ato liga që mundësohet një gjë e tillë.

Armando Broja tani është në “mes” të dy zjarrëve – edhe pse mund të mbetet te blutë e Londrës deri në afatin e janarit dhe Enzo Maresca mund të llogarisë në të.

Nga ana tjetër, Broja mund të bëjë ndonjë lëvizje drejt Bundesligas gjermane, apo edhe të huazohet në ndonjë skuadër tjetër.

Por, gjithçka mund ta pengojë lëndimi që ka momentalisht dhe ndoshta do të qëndrojë në “Cobham” për t’u shëruar plotësisht.

22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, por trajneri Maresca e kishte marrë me vete në ndeshjet miqësore dhe nuk e kishte bindur sulmuesi shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *