Skuadra franceze Lyon do të bie nga kategoria për shkak të problemeve financiare

Gjiganti francez i futbollit, Olimpic Lyon po përballet me probleme financiare dhe rrezikon të përjashtohet nga Ligue 1.
Komiteti Kombëtar i Kontrollit dhe Menaxhimit të Francës (DNCG) ka vendosur të zbresë përkohësisht skuadrën e Lyonit nga Ligue 1 në Ligue 2, shkaku i problemeve financiare.
Ata po ashtu janë ndaluar të kenë transferime dhe i është rekomanduar të zbresë pagat e lojtarëve.
Nëse situata financiare e Lyonit nuk përmirësohet deri në fund të sezonit, klubi do të zbresë në Ligue 2.