Skandal në Greqi: Banderola kundër Kosovës dhe pro grupit terrorist serb

Pas skandalit në ndeshjen Rumani-Kosovë, sfidë kjo e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024, ku tifozët rumunë shpalosen një baner me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, një skandal i tillë ndodhi edhe mbrëmë në Greqi në ndeshjen mes Olympiacosit dhe Arisit.
Tifozët e klubit vendas kanë shpalosur banderola raciste gjatë kësaj sfide në të cilën shkruhej “Kosova është Serbi” dhe “Lavdi Stefanit dhe gjithë heronjve të rënë serbë”, referuar pjesëtarit të grupit terrorist që bëri agresion ndaj Kosovës pak ditë më parë në Banjskë të Zveçanit.
Banera të ngjashëm janë shfaqur në shumë ndeshje futbolli dhe basketbolli në muajt e fundit nga tifozë të ndryshëm të klube serbeve, dhe atyre që janë mike të Serbisë.
Kujtojmë se UEFA kishte dënuar Rumaninë me një ndeshje pa tifozë (vetëm me pjesëmarrje të fëmijëbe deri në 14 vjeç) dhe 52 mijë euro gjobë.