Shtypi italian kundër Lukakut: Është katastrofë!

Shtypi italian “u kthye” ndaj Romelu Lukakut, duke e vlerësuar si “katastrofë” paraqitjen e tij në barazimin 2:2 të Interit me Monzën, me përfundimin se belgu nuk është i njëjti me të cilin Nerazzurrët fituan titullin dy vite më parë.
Pas një fitoreje mbresëlënëse 1-0 ndaj Napolit për të rikthyer shpresat për titull, barazimi me skuadrën e Silvio Berlusconit erdhi si një goditje mizore. Lukaku hyri në lojë në minutën e 55-të të ndeshjes dhe nuk pati një rol të dukshëm, asnjë gjuajtje në portë, me vetëm katër pasime dhe tre kthesa.
“La Gazeta dello Sport” nuk kurseu fjalët: “Ai bën çdo gjë të gabuar, madje nuk e ndal topin si duhet dhe ka qenë përgjegjës për anulimin e dy kundërsulmeve. Ata që ishin në stadium nuk mund ta besonin atë që po shihnin”.
“Corriere dello Sport” doli me një koment të shkurt: “Fatkeqësi”, ndërsa “Corriere della Sera” pyet “ku është sulmuesi që e çoi Interin në skudetto dy vite më parë?”.
“La Gazeta” i dha notën 4, “Corriere Elo Sport” 4.5, dhe “Tutosport” 4,5.