Shtyhen dy ndeshjet e “Kupës së mbretit”, shkak përmbytjet e fundit në Spanjë

Ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spanjë, më saktësisht në rajonin e Valencias ku ka pasur përmbytje.

Kjo bëri Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF), të shtyjë ndeshjet e rundit të parë midis Pontevedra-Levante dhe Parla Escuela.

Federata spanjolle, vendosi që këto dy ndeshje të luhen, më 6 nëntor.

Përmbytjet e fundit në Valencia, kanë shkaktuar 50 viktima dhe disa të tjerë janë ende në kërkim.

Kjo vë në pikëpyetje edhe zhvillimin e ndeshjes së fundjavës në La liga, ku Valencia do të presë në shtëpi Real Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *