Shpërthen trajneri i Sociedadit: Po e shkatërrojmë futbollin

Trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil, shprehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Real Madridit, duke kritikuar rëndë vendimet që u morën gjatë ndeshjes. Pasi miqtë fituan falë penalltive të realizuara nga Vini Jr dhe Kylian Mbappe, Alguacil tha:
“Jam i lënduar dhe i mërzitur, si çdo herë që humb një ndeshje, veçanërisht kur luan mirë dhe krijon mundësi. Por, të humbasësh 0-2 në këto kushte më bën edhe më të zemëruar.”
I pyetur për dy penalltitë e dhëna kundër skuadrës së tij, Alguacil nuk u përmbajt:
“Për mua ishte vetëm një penallti. Është turp nëse i quajmë të dyja penallti. Po e shkatërrojmë futbollin e vërtetë. Nuk më pëlqen. Dhe kartonët që na dhanë nuk ishin të tillë. Nëse duam të shijojmë futbollin, disa gjëra duhet të ndryshojnë.”