Shkolla e Futbollit “Kurda” arrin marrëveshje bashkëpunimi me FC Prishtinën

Arrihet një marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet FC Prishtina dhe Sh.f. “Kurda”.

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Driton Krasniqi dhe pronari i Shkollës së futbollit “Kurda”, Mehmet Kurda, kanë rënë dakord që të angazhohen në aktivitete të përbashkëta.

Kjo marrëveshje ka për qëllim zhvillimin e lojtarëve të rinj, organizimin e kampeve stërvitore, ndërrimit të futbollistëve, shfrytëzimit të ambienteve infrastrukturore të klubit prishtinas.

Kjo marrëveshje do të zgjatë për pesë vitet e ardhshme.

Kujtojmë që Shkolla e Futbollit “Kurda” ka rritur futbollistë të mëdhenj që tashmë luajnë në top-ligat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *