Shkëlqeu në sfidën ndaj Empolit, Mërgim Vojvoda pjesë e formacionit më të mirë të javës në Serie A

Fundjavën që lamë pas u zhvillua xhiro e 30-të në kampionatin italian Serie A, ku pati disa ndeshje mjaft interesante. 

Klubet pretendente për titull si Inter dhe Napoli fituan ndeshjet e tyre ndaj Udineses dhe Milanit respektivisht. 

Juventusi mori gjithashtu fitoren e parë nën drejtimin e Igor Tudor, duke mposhtur minimalisht Genoan në shtëpi (1-0). 

Shenja gjatë kësaj maratone të ndeshjeve në elitën e futbollit italian ka lënë edhe mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda. 

Vojvoda u aktivizua nga minuta e parë në barazimin e Comos me rezultat 1-1 ndaj Empolit në shtëpi. 

30-vjeçari pati një paraqitje fantastike dhe dhuroi një asistim, duke u vlerësuar me notën 7.5 nga Sofascore në atë takim. 

Ai përfundoi eventualisht edhe në formacionin më të mirë të javës në Serie A përkrah emrave si Theo Hernandez, Federico Dimarco dhe Kenan Yildiz. 

Kujtojmë se transferimi i Vojvodës tek Como ndodhi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ylli dardan ishte kërkesë personale e trajnerit Cesc Fabregas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *