Shkaku i lëndimit, një yll i madh po e mendon pensionimin nga futbolli

Raphael Varane është afër t’i varë këpucet në mur, kjo për shkak të një lëndimi që e pësoi pak javë më parë.
Mbrojtësi francez ishte pjesë e Como-s, por që skuadra italiane e largoi shkaku i një lëndimit që e pësoi.
Varane është duke e menduar pensionimin dhe gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se është lëndimi që po e shtynë futbollistin t’i jap fund aventurës në sportin e futbollit.
31-vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar tituj të mëdhenj, duke përfshi këtu Kupën e Botës me Francën, katër Liga të Kampionëve dhe katër Kupa të Botës me Klube, e shumë tituj të tjerë me Real Madridin.
Varane gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm për katër klube, Lensin, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Comon