Shefja e Grupit të asambleistëve të LDK-së në Prishtinë i futet garës për deputete

Lumir Abdixhiku dje ka zyrtarizuar listën e kandiddatëve për deputetë nga dega e Prishtinës. Pjesë e listës është edhe shefja e Grupit të asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna.
Kontributi i saj ndër vite në parti dhe në tre vjetët në asamble e bënë Rafunën si kandidate të denjë në garën për deputete.
Zgjedhjet nacionale në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt.