February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Shala: Kjo fitore e ngre moralin për ndeshjet tjera

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, i është gëzuar shumë fitores ndaj Lirisë të dielën. Kjo fitore e ka larguar Fushë Kosovën nga pozita e fundit në tabelë.

“Ishte lojë e vështirë sepse ishim nën presion. Në pjesën e parë, Liria na vuri në vështirësi, pasi kishte ndryshime në skemë. Kjo na befasoi. Megjithatë, morëm veten dhe i përmirësuam problemet që i kishim. Në pjesën e dytë, me evitimin e problemeve, shfaqëm tjetër ndeshje, tjetër fytyrë. Shënuam dy gola dhe përmirësuam mbrojtjen dhe fituam lojën. Fitorja është e rëndësishme sepse na bën më konkurrent sesa ishim deri tash. Me fitore ngritët morali dhe shpresoj që në ndeshjet e tjera do të shfaqim lojë më të bukur. Osman Mëziu është pjesë e rëndësishme e grupit. Me rikthimin e Mëziut, kemi fituar shumë në aspektin defanziv”, ka thënë trajneri Shala për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *