Sermaxhaj merr drejtimin e Kombëtares së femrave

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. Ai në këtë pozitë e pason suedezen, Anneli Karin Andersen.
“Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore të këtij muaji dhe muajit tjetër do t’i shërbejnë për përgatitjen e ekipit dhe përzgjedhjen e lojtareve më në formë.
Nën drejtimin e Sermaxhajt, Kombëtarja do të zhvillojë grumbullim treditor duke nisur nga nesër në Hajvali, ku do të zhvillojë edhe ndeshje testuese me Kombëtaren U19, teksa muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Kairo”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tutje bëhet e ditur se stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës zhvillohet, të martën, në orën 11:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *