Scaloni: Nëse e doni futbollin, atëherë e doni Modriçin

Kroacia dhe Argjentina do të luajnë nesër nga ora 20:00 në gjysmëfinalen e Botërorit në Katar. Sipas analistëve, Argjentina është favorit i moderuar dhe të gjithë presin që Lionel Messi të arrijë në finalen e Kupës së Botës.
Trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, ka folur në një konferencë për media për ndeshjen kundër Kroacisë. Ai i kushtoi vëmendje të veçantë kapitenit kroat Luka Modriç, transmeton Futbolli.info.
“Është kënaqësi të shikosh Modricin. Ai është një idhull për shumë njerëz. Jo vetëm për talentin e tij por edhe për mënyrën se si sillet. Unë e dua Lewandowskin, e dua Modriçin. Nëse ju pëlqen futbolli, atëherë ju pëlqejnë lojtarë të tillë”, ka thënë trajneri i Argjentinës.