Sarri: Problemi kryesor i Lacios është mentaliteti

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, thotë se humbja 2-1 në Lecce duhet të jetë një alarm për skuadrën e tij. Ai tha se problemi është tek mentaliteti i skuadrës.
Ciro Immobile i dha epërsinë Lazios në fillim të ndeshjes, por më pas, Lecce mori kontrollin e lojës dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë për të siguruar një fitore të rëndësishme.
“Ne luajtëm në një nivel shumë të lartë për 30 minuta, krijuam shumë raste dhe nuk i lamë të luanin. Por pas kësaj, ne ishim plotësisht të humbur dhe do të ishte e lehtë të thuash se nuk ishim të aftë fizikisht. Është thjesht një alibi – u shkëputëm. Ka një problem mentaliteti te Lazio. Ne arritëm ta mbajmë nën kontroll në pjesën më të madhe të sezonit, por sot u bë sërish e qartë se ekziston ky problem. Nëse humbim kështu si ndaj Lecces, atëherë nuk jemi në një nivel të lartë siç e kemi menduar”, ka theksuar i zhgënjyer Sarri.