Ruud van Nistelrooy: Shënoni fjalët e mia, Zirkzee do të jetë një lojtar i madh

Ushtruesi i detyrës së trajnerit të Manchester United, Ruud van Nistelrrooy, ka folur për futbollistin Joshya Zirkzee.

ish-legjenda e ”Djajve të kuq” dhe Holandës, tha se Zirkzee do të jetë një lojtar i madh në të ardhmen.

“Shënoni fjalët e mia. Joshua Zirkzee do të jetë një lojtar i Madh për Man United. Ai ka shumë talent, moshë të mirë. Shumë potencial për t’u zhvilluar, një për të cilin duhet të kujdesemi dhe t’i japim atij kohë. Ai do të bëhet gjithnjë e më i mirë dhe do të jetë një lojtar shumë i mirë për këtë”, ka deklaruar Nistelrooy.

23-vjeçari holandez u transferua në United gjatë afatit kalimtar veror nga Bologna, ndërsa ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *