Rugji: Ballkani do të jetë përsëri në grupet e Conference League, ka lojtarë shumë cilësorë

Ballkani dhe Larne do të përballen në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45,  kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.

Ka një optimizëm të madh tek kampioni kosovar për një rezultat sa më pozitiv, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në fushë.

Ish portieri i kësaj skuadre, Armend Rugji u deklarua optimist për suksesin e Ballkanit, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’.

Besoj se Ballkani do të kualifikohet tutje, ka një ekip shumë të mirë me lojtarë shumë cilësorë. Besoj  që edhe në këtë edicion do të jetë në grupet e Conference League”, tha Rugji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *