February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Rreth punës dhe talentit – deri te rasti i Etnik Brrutit

Shkruan: Lavdim Pireva

Shqipëria vuan nga mos puna dhe mungesa e talentit në futboll dhe kjo reflekton te pjesa tjetër e kombit, Kosova, që edhe përkundër kushteve shumë më të rënda ka arritur në vitet e fundit të prodhojë lojtarë në nivel të Premier League, Serie A, La Liga, Ligue 1.

Etnik Brruti është një lojtar shumë i mirë, me një karrierë të shkëlqyer para tij, ndërsa ka vite në Kosovë që punohet për të, por aktualisht nuk është gati as për Kosovën A, e as për Shqipërinë A. Te Shqipëria në pozitën e tij aktualisht luajnë Kristijan Asllani (Inter), Ylber Ramadani (Lecce), Medon Berisha (Lecce) dhe Qazim Laçi (Sparta Pragë).

Duhet kuptuar se Shqipëria nuk punon aspak me lojtarët e rinj, por është e ‘shkëlqyer’ në ‘peshkimin’ e lojtarëve shqiptarë në Evropë dhe në Ballkan, duke përdorur edhe joshjet që i ka në dorë, nga flamuri, ngjyrat e tij dhe himni, deri te pasaporta dhe mundësia për tu paraqitur pa problem në disa kampionate fal saj.

Lojtari i fundit i shkëlqyer që luan te Shqipëria që ka dal nga futbolli shqiptar është Enest Muçi! Për ta gjetur të dytin… duhet të shkojmë te Myrto Uzuni.

Për të treguar diferencën e punës me talente, po e bashkëngjiti këtë foto nga UEFA Youth League, kur u përballën kampionët shqiptarë 2 Korriku dhe Bylis.

I gjithë ekipi i 2 Korrikut ishte me lojtarë nga Kosova, ndërsa te Bylis për ‘çudi’ në formacionin startues ishte gjashtë lojtarë të huaj, nigerianë dhe brazilianë. Rezultati dihet tashmë, 2 Korriku ka fituar të dyja ndeshjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *