Rrahmani: E kemi analizuar mirë kundërshtarin, presim pikë të plota

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot drejt Lituanisë.

“Dardanët” të shtunën do të luajnë ndaj Lituanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas stërvitjes së fundit, sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka thënë se e kanë analizuar kundërshtarin dhe presin pikë të plota.

Atmosfera është shumë e mirë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje, shpresojmë në rezultat pozitiv dhe ta nisim mbarë lojën e parë e pastaj të synojmë në ”Fadil Vokrri” për pikë të reja. E kena analizu kundërshtarin shumë mirë, jemi duke punuar në të gjitha pikat ku mendojmë se kundërshtarin mund ta dënojmë dhe besoj se jemi duke bërë shumë mirë po presim deri në ndeshje ti bëjmë skemat që jemi duke i përgatitur.”, ka deklaruar Rrahmani.

Pas Lituanisë, Kosova me 15 tetor luan me Qipron në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

https://www.facebook.com/FFKKosova/videos/1580420722880108/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *