Ronaldo nuk arriti ta bindë Guardiolën të bëhet trajner i Brazilit

Ronaldo Nazario ka dështuar të bindë Pep Guardiolën që të bëhet trajneri i ri i Brazilit pasi katalanasi vendosi se kishte “punë të papërfunduar” me Manchester Cityn, pretendon Daily Mirror.

Konfederata e futbollit të Brazilit është gati të emërojë një të huaj si kreun e Seleçãos për herë të parë që nga viti 1944, pasi kontrata e Tite skadoi pas dështimit të Kupës së Botës në Katar, ku ata u eliminuan në çerekfinale nga Kroacia. 

Sipas Mirror, një muaj më parë Ronaldo, i cili zotëron dy klube, Cruzeiro në Brazil dhe Valladolid në Spanjë, ishte në një takim me Perpe Guardiolën, vëllain e Pep, për të bindur atë, i cili më parë ka deklaruar se do të dëshironte të ishte trajner i Brazilit, të pranojnë ofertën.

Megjithatë, përgjigja ishte se Pep ka “punë të papërfunduar” në Manchester City, me shumë gjasa rreth titullit të parë anglez dhe Champions League. Guardiola është ndër menaxherët më të paguar në botë dhe në nëntor zgjati kontratën me Cityn deri në qershor 2025.

Presidenti i konfederatës braziliane, Endaldo Rodriguez, pritet të marrë vendimin për trajnerin e ardhshëm brenda muajit shkurt. Për momentin, favoritë janë portugezët Abel Ferreira (trajneri i Palmeiras), si dhe Fernando Diniz (Fluminense) dhe Dorival Junior (Flamengo).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *