Ronaldo merr pjesë në stërvitjen e Real Madridit

Cristiano Ronaldo ka vizituar ish-klubin e tij Real Madrid për stërvitjen e tyre në Arabinë Saudite përpara finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Natyrisht, portugezi tashmë ndodhet në mbretëri pasi ka nënshkruar një kontratë të pasur me Al-Nassr, ndaj nuk e ka pasur të vështirë të “rikthehet” në një bisedë me ish-shokët e skuadrës.

Ronaldo kaloi nëntë sezone të shkëlqyera në Real Madrid, gjatë të cilave fitoi katër Topa të Artë. Lidhja e fortë u shfaq edhe kur pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori i Katarit, Ronaldo, atëherë pa klub, u stërvit në qendrën Valdebabas të Real Madridit në kryeqytetin spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *