Ronaldinho mbron Messin: Për mua ai është ende më i miri në botë

Ronaldinho është në Javën e Modës në Paris dhe është pyetur këtë të shtunë nëse Lionel Messi ishte fituesi i duhur i çmimit “The Best” dhe braziliani nuk deshi të jepte një përgjigje, por përfundoi duke u dorëzuar dhe duke mbrojtur ish bashkëlojtarin e tij.

“Gjithmonë përpiqem të shmang polemikat, por mirë… Messi është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Për mua ai është akoma më i miri në botë”, u përgjigj ai.

Argjentinasi ishte përpara Haaland dhe Mbappé dhe fitoi çmimin për herë të tetë.

Kujtojmë se argjentinasi nga Inter Miami ishte lojtari më i votuar së bashku me Erling Haaland, por ai përfundoi duke fituar çmimin për numrin më të madh të votave nga kapitenët e kombëtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *