Romës nuk i kryen punë as Ranieri, Napoli i Amir Rrahmanit merr tri pikë

Skuadra e Napolit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 13-të në Serie A, pasi mposhti minimalisht 1:0 Romën.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku në minutën e 54’të.

Claudio Ranieri, i cili u rikhye te Roma pas pensionimit nuk arriti të bënte një debutim pozitiv sonte.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 29 pikëve dhe rikthehet në pozitën e parë, një më shumë se pozita e dytë, Atalanta (28).

Në anën tjetër, Roma mbetët në pozitën e 12-të me vetëm 13 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *