Roma i pikas dy lojtarë të Milanit, për t’i dhënë Abrahamin

Daniele De Rossi nuk llogaritë fare në shërbimet e sulmuesit Abraham në sezonin e ardhshëm. Milani është skuadra më e interesuar për shërbimet e sulmuesit anglez.
Roma po mendon ta shfrytëzojë këtë mundësi për të shkuar në një ofertë shkëmbimi.
Saelemaekers ose Okafor janë dy lojtarët që i preferon De Rossi.
Do të jetë e vështirë për t’i marrë që të dytë, andaj njëri nga ta me shumë gjasë mund të përfundojë në kryeqytet.