Roma fiton “luftën” me Atletico Madridin për sulmuesin ukrainas
Skuadra e Romës pritet të bëjë një transferim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raportohet në mediat e huaja, Artem Dovbyku është afër marrëveshjes me klubin nga Serie A.
Dovbyku ishte pranë në nënshkruante me Atletico Madridin, kjo e fundit kishte ofruar 30 milionë euro.
Por në momentet e fundit ka ndërhyrë Roma e De Rossit dhe është pikërisht trajneri italian që e ka bindur futbollistin e Kombëtares së Ukrainës.
Marrëveshja midis Romës dhe Gironas thuhet se është arritur dhe vlera e këtij transferimi mund të jetë 32 milionë euro, plus bonuse.
Kujtojmë se Dovbyku zhvilloi super paraqitje sezonin e kaluar me klubin nga La Liga.
