Rey Manaj pëson lëndim, rrezikon ndeshjet e marsit me kuqezinjtë

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes mes Sivassporit dhe Goztepes, e cila është ende në zhvillim.

Manaj u përplas me mbrojtësin e Goztepes, Koray Gunter, dhe si pasojë u detyrua të largohej nga fusha. Pas dëmtimit, ai u dërgua menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme.

“Futbollisti ynë Rey Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe”.

“Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, futbollisti ynë është dërguar me ambulancë në spital dhe ka rikthyer vetëdijen në spital”.

“Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, ka shkruar Sivasspor.

Ky lëndim mund ta lërë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në ndeshjet e marsit të Kombëtares shqiptare kundër Anglisë dhe Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *