Rekord historik: Ajax mposhti Panathinaikosin pas 34 penalltive në Europa League

Ndeshja e kthimit e fazës kualifikuese të Europa League mes Ajax-it dhe Panathinaikos-it vendosi një rekord të ri për numrin e penalltive në turnetë kontinentalë për klube dhe përfaqësuese.

Në këtë ndeshje u goditën 34 penallti përgjatë 25 minutave, duke përcaktuar ekipin që do të avancojë në fazën play-off. Ajax arriti të qëndrojë në garë pasi mposhti Panathinaikos-in me rezultatin 13 – 12 në penallti.

Gjatë këtij maratone penalltish, lojtarët gabuan 9 herë në total nga të dyja ekipet. Portieri veteran i Ajax-it, 40-vjeçari Remko Pasveer, shkëlqeu duke pritur 5 penallti dhe madje shënoi 1 të tillë.

Koha e rregullt dhe pjesët shtesë përfunduan me rezultatin 1 – 0 në favor të Panathinaikos-it, i njëjti rezultat me të cilin Ajax kishte fituar ndeshjen e parë në Greqi. Tani, skuadra holandeze do të përballet me ekipin polak Jagiellonia për një vend në fazën e grupeve të Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *