Reali dëshiron të nënshkruajë me Bellinghamin në janar

Drejtuesit e Realit kanë vendosur që në afatin kalimtar të dimrit të punësojnë futbollistin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, transmeton “Marca” spanjolle.


“Reali e sheh atë si lojtarin më të rëndësishëm për sezonet e ardhshme dhe dëshiron ta sjellë para klubeve të tjera të interesuara për t’iu bashkuar garës. Plani i parë ishte blerja e tij në fund të sezonit, por gjërat kanë ndryshuar, pasi Reali tani dëshiron ta sjellë Bellinghamin në janar”, pohon “Marca”.

Klubi spanjoll është gati të ofrojë 100 milionë euro për të riun anglez.

“Klubi gjerman nuk do ta kundërshtojë transferimin. Në Madrid janë të vetëdijshëm se Luka Modric është afër fundit të karrierës së tij dhe besojnë se Bellingham do të jetë pasardhësi i tij”, shton gazeta spanjolle.

Liverpool gjithashtu tregoi interes për Bellingham. Ai mbërriti në Dortmund në vitin 2020 nga Birmingham për 25 milionë euro dhe për Borussia luajti 112 ndeshje dhe shënoi 19 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *