Real Madridi kalon Barcelonën në tabelën e La Liga-s

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në javën e 18-të në La Liga, pasi mposhti Sevillan me shifrat 4:2.

Qysh në pjesën e parë skuadra e Carlo Ancelottit tregoi se janë futur në fushë për t’i marrë tri pikë.

Me golat e Mbappes, Valverdes dhe Rodrygos, Reali e mbylli pjesën e parë me epërsi 3:1.

Në të dytën pjesë, Real Madrid shënoi edhe një gol tjetër me anë të Brahim Diazit.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Lukebakio në minutën e 86’të.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë, duke kaluar Barcelonën (38) dhe kështu mbetët një pikë mbrapa liderit të ri, Atletico Madrid (41).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *