Real Madrid mposht Atleticon në Champions League

Real Madrid ka triumfuar në derbin e Madridit, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” për fazën e 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.
Reali e nisi fuqishëm sfidën dhe kaloi në avantazh që në minutën e tretë. Pas një topi të marrë në krah nga Valverde, Rodrygo bëri gjithçka bukur dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në “Bernabeu”. Braziliani u përfshi sërish në një moment të diskutueshëm në minutën e gjashtë, kur pretendoi për një penallti pas një kontakti me Galan, por arbitri francez Clément Turpin nuk e akordoi atë.
Atletico arriti të barazojë shifrat në minutën e 31-të me një supergol të Julian Alvarez, duke e mbyllur pjesën e parë në baraspeshë 1-1.
Në pjesën e dytë, Real Madrid vazhdoi të sulmonte dhe arriti të rikthejë avantazhin në minutën e 72-të. Pas një topi të marrë nga Mendy, Brahim Diaz lëvizi bukur brenda zonës dhe shënoi golin e fitores për madrilenët.
Me këtë fitore, Real Madrid ka bërë një hap drejt kalimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por kualifikimin duhet ta konfirmojë në ndeshjen e kthimit si mysafir.
Arsenali dominoi PSV-në duke e mposhtur 7-1 dhe siguroi praktikisht çerekfinalet e Champions League. Borussia Dortmund dhe Lille barazuan 1-1, derisa Aston Villa fitoi si mysafir ndaj Club Brugge.
E martë:
Club Brugge – Aston Villa 1:3
Borussia Dortmund – Lille 1:1
PSV – Arsenal 1:7
Real Madrid – Atletico Madrid 2:1
E mërkurë:
Feyenoord – Inter 18.45
Bayern Munich – Bayer Leverkusen 21.00
Benfica – Barcelona 21.00
Paris Saint-Germain – Liverpool 21.00