Reagimi interesant i Thomas Muller kur e kuptoi se Kahn dhe Salihamidzic janë shkarkuar

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte thjesht i pabesueshëm.
Në euforinë e festës së titullit, që erdhi si dhuratë nga Dortmundi në ndeshjen e fundit të Bundesligës.
“Ndodhi tani? Një minutë pas fishkëllimës së fundit? Nuk dija asgjë nga këto…”, u shpreh u habitur sulmuesi teksa fliste për “Sky”.
Më pas Muller iu referua fitimit të papritur të kampionatit: “Është historik. Ky kampionat dhe ai i vitit 2001 do të mbahen mend përgjithmonë!”