Rashica drejt largimit nga Skënderbeu, merr oferta nga Polonia dhe Belgjika

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21, Ermir Rashica është afër largimit nga Skënderbeu.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Rashica ka interesime nga shumë klube europiane.

Skuadra nga Polonia dhe Belgjika kanë shprehur interesimin për lojtarin nga Kosova, por klubet nuk janë bërë të ditur ende.

20-vjeçari sipas sajtit “Transfermarkt”, ka vlerën e 350 mijë euro dhe pikërisht kjo shifër mund të jetë ajo e një transferimi të mundshëm në Europë.

Rashica më parë ka qenë pjesë e “Trepçës 89” dhe me paraqitjet e mira gjatë sezonit të kaluar ka bërë klubet nga Evropa të interesohen për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *