Ramadani: Gjilani synon ta ruajë pozitën e tretë

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka pranuar se Gjilani nuk ishte shumë sulmues në ndeshjen ndaj Drenicës. Por, ai është i lumtur që ekipi tij ka shënuar fitore për t’u forcuar në vendi ne tretë.

Trajneri shkupjan thotë se Gjilani synon ta ruajë vendin e tretë.

“U thash lojtarëve që në plan të parë duhet të jetë eksperienca, pasi kemi qenë të lodhur nga përballja me Llapin. Edhe festa e Bajramit e ka shtuar lodhjen, sepse shumica jemi mysliman. Ishim të kujdesshëm prapa, por ishim edhe shumë konkret para portës së Drenicës. U mbrojtëm mirë me gjithë skuadrën për të arritur objektivin. Këto tre pikë janë të vlefshme për pozitën e tretë. Jam i kënaqur me futbollistët. Po punojmë për ta mbyllur në vendin e tretë këtë edicion. Shpresojmë të jemi më komplet për ndeshjet e ardhshme. Falënderojmë edhe shikuesit që mbajtën fjalën dhe na përkrahën njëjtë siç bën edhe ndaj Llapit. Kjo fitore shkon për Shend Kelmendin, i cili pësoi lëndim të rëndë ndaj Llapit”, ka thënë Ramadani.

Gjilani triumfoi 1:0 ndaj Drenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *