February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ramadani: Fitore me meritë dhe shumë angazhim

Gjilani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini, e treta radhazi në Albi Mall Superligë.

Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani triumfuan me rezultat minimal 0-1, falë golit të sulmuesit gjakovar Mevlan Zeka.

E trajneri Ramadani pas ndeshjes ka thënë se këto fitore nuk janë rastësi për skuadrën e tij.

“Padyshim që i kemi bërë dy fitore radhazi dhe ky ishte një test jo për dikë tjetër, por për veten. Ishte fitorja e tretë dhe me plot meritë, me shumë angazhim, në një fushë kaq të vështirë”.


“Dukagjini ka bërë disa hapa fals dhe kur shkon në shtëpinë e tyre është e vështirë. Ne e merituam fitoren”.

“Për shkak të rezultatit, ne duhej të mbroheshim në atë mënyrë. Me të vërtetë ishte një fitore e madhe. Kjo është një vërtetësi që këto fitoret e fundit, nuk ishin të rastësishme”, është shprehur Ramadani pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *