Që 3 muaj pa fitore në Superligë për Gjilanin, a po e dërgon Gentian Mezani klubin drejt Ligës së Parë

Gjilani prej vitesh konsiderohet si një nga skuadrat e mëdha në futbollin kosovar, falë edhe ndeshjeve fantastike që ka zhvilluar, por edhe qëndrimit në pjesën e epërme të tabelës.
Megjithatë ky sezon nuk është aspak i mirë për skuadrën kuqebardh, pasi ndodhen në pozitën e tetë në tabelë, pozitë që i dërgon skuadrat në barazh.
23 ndeshje vetëm 22 pikë. Kjo është pak për një skuadër si Gjilani që deri më tani ka pesë fitore, shtatë barazime e plot 11 humbje.
Transferime të shumta prej ardhjes së Gentian Mezanit, por shumica nuk kanë qenë të qëlluara dhe ata janë ndër skuadrat që rrezikojnë për rënie ose të mbeten në barazh.
Fitorja e fundit e Gjilanit në elitën e futbollit kosovar është më 2 dhjetor të vitit të kaluar në udhëtim te Liria me rezultat 0-4.
Që nga ajo kohë kanë kaluar tre muaj dhe Gjilani nuk di për fitore, ku kanë pësuar tre disfata dhe kanë barazuar në pesë të tjera.
Nga 24 pikë të mundshme ata kanë marrë vetëm pesë që është shumë pak.
Për më tepër Gjilani është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës dhe në krye të Mezanit ‘Skifterat’ kanëhumbur dy derbit e qytetit me rivalin lokal Dritën.
Pas humbjes së sotme nga Malisheva, Mezani pati kritika si gjithmonë për lojtarët e tij, por tha se do ta marrë përgjegjësinë për këtë humbje.
Mbetet të shihet nëse Mezani do të largohet vet nga klubi apo do të shkarkohet, pasi rezultatet janë shumë larg pritshmërive të klubit dhe tifozëve deri më tani.