Publikohen pikët e 10-futbollistëve më të votuar për Topin e Artë

Soccer Football - Ballon d'Or - Theatre du Chatelet, Paris, France - October 28, 2024 Spain's and Manchester City's Rodri with the Ballon d'Or REUTERS/Sarah Meyssonnier
Mediumi i madh francez “L’Equipe” ka publikuar rezultatet zyrtare të garës për “Topin e Artë” të këtij viti.
Fitues i Topit të Artë për vitin 2024 ishte futbollisti i Manchester Cityt, Rodri.
Ai fitoi garën ndaj brazilianit Vinicius Jr, ku nga votat e gazetatëve kishte marrë më së shumti pikë.
Rodri kishte marrë 1170 pikë nga votat e gazetarëve, 41 më shumë se Vinicius që kishte 1129 pikë.
Më poshtë votat e 10 futbollistëve me më së shumti pikë:
- Rodri – 1170 pikë
- Vinicius Jr – 1129 pikë
- Jude Bellingham – 917 pikë
- Dani Carvajal – 550 pikë
- Erling Haaland – 432 pikë
- Kylian Mbappe – 420 pikë
- Lautaro Martinez – 402 pikë
- Lamine Yamal – 383 pikë
- Toni Kroos – 291 pikë
- Harry Kane – 201 pikë.