PSG oferta milionëshe për Rashford dhe Bellingham

Dy futbollistët e Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham dhe Marcus Rashford janë vënë në shënjestër të PSG-së.

Sipas “El Nacional”, klubi francez është gati të paguajë 120 milionë euro, aq sa kërkon Borussia Dortmund për ta lënë të lirë Bellinghamin.  

19-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e futbollistëve. Ai është lidhur shpesh për një transferim te Liverpooli dhe Real Madridi. Megjithatë, PSG mund t’i ofrojë atij pagë më të lartë dhe tani çështja është vetëm nëse janë paratë ato që e nxisin më shumë Bellinghamin për të ardhmen e tij.

Ndërkaq, Rashford në përfundim të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë dhe sipas gazetës “The Mirror”,  PSG ka përgatitur një pagë javore prej 1 milion euro për të. Në Paris janë të sigurt se asnjë klub nuk mund t’i ofrojë kaq shumë para sulmuesit 25-vjeçar, andaj edhe besojnë se transferimi i tij do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *