Prishtina në epërsi të thellë pas pjesës së parë
Prishtina me një këmbë është në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Vushtrri, Prishtina po avancon 3:0 në ndeshjen e kthimit që po luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas pjesës së parë.
Futbollistët e Prishtinës kanë dominuar plotësisht nga Vushtrrisë, ekip që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.
Serinë e golave për Prishtinën, e hapi sulmuesi i krahut Hasan Hyseni në minutën e tetë, për të vazhduar Leotrim Kryeziu. Sulmuesi Kryeziu shënoi në minutat 16-të dhe 26-të për epërsinë e thellë të Prishtinës prej tri golave.
