Prishtina ndal Ferizajn dhe kthehet te fitorja pas dy disfatave

Pas një periudhe të gjatë jashtë “Fadil Vokrrit,” Prishtina më në fund u rikthye në shtëpi dhe shënoi fitore 1:0 ndaj Ferizajt në xhiron e 12-të të Superligës. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Leotrim Kryeziu në minutën e 61-të, me një asistim të saktë nga Albin Krasniqi.

Ferizaj, që ishte në formë të mirë me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, tentoi të nxirrte rezultat pozitiv edhe në këtë sfidë, por nuk ia doli. Një mundësi e artë iu shfaq Sokol Kiqinës në minutën e 93-të, kur qëlloi shtyllën dhe më pas gjuajti mbi portë.

Me këtë triumf, Prishtina ngjitet në 19 pikë, baraz me Ballkanin dhe Malishevën që mbajnë vendet e dyta dhe të treta dhe do të luajnë ndeshjet e tyre të hënën. Ndërkohë, Ferizaj mbetet në vendin e tetë me 14 pikë, një më shumë se Gjilani, që gjendet në pozitën parafundit.

Në xhiron e radhës, Prishtina do të përballet me Llapin si mysafire, ndërsa Ferizaj do të presë Dritën në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *