Prishtina mposht liderin në Malishevë, Feronikeli 74 merr pikën e dytë

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur liderin e tabelës, Malishevën si mysafir të shtunën me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.  Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes me golin e Drilon Hazrollajt. Katër minuta më pas, sulmuesi Sunday Akinbule i barazoi shifrat.  Prishtina për 2:1 shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Mbrojtësi i krahut Dion Gallapeni ishte realizatori i golit. Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje për Prishtinën e realizoi Leonat Vitija në minutën e 76-të.  Prishtina pas tetë ndeshjeve ka 16 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Me një ndeshje më shumë të zhvilluar, Malisheva është në pozitën e parë me një pikë më shumë.

Ndëkaq, skuadra e Feronikelit 74 e ka arritur barazimin e dytë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi nga Drenasi të shtunën barazoi pa gola me Dritën në kuadër të javës së dhjetë të elitës së futbollit kosovar.  Feronikeli 74 rastin më të mirë në ndeshje e kishte në minutën e 92-të për t’i siguruar fitoren e parë këtë edicion, por Hasan Hyseni gjuajti jashtë porte.  Skuadra gjilanase nuk kishte shumë raste shënimi në ndeshje. Feronikeli 74 është në pozitën e fundit në tabelë me dy pikë. Drita mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *