Prishtina merr një pikë në ‘Zahir Pajaziti’ me golin e minutës së 92-të

Kur tifozët vendas po bëheshin gati për festë, Prishtina shënoi gol. Dhe kështu ndeshja mes Llapit e Prishtinës nuk dha fitues. Përfundoi 1:1.

Ndeshja e së dielës në Podujevë i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në minutën e 92-të Dion Gallopeni i Prishtinës shpërtheu në krahun e majtë. Pasoi në zonë, ndërsa intervenimi i mbrojtjes llapjanë ishte shumë i zbehtë. Topi erdhi në shtyllën e dytë te Ardian Limani që shënoi për 1:1.

Llapi ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 32-të, kur shënoi Ilir Blakqori.

Llapi vazhdon të lëshojë pikë. Nuk ka fituar në gjashtë xhirot e fundit. Mban pozitën e shtatë me 16 pikë. Prishtina është e katërta me 21 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *