June 2025
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
June 5, 2025

Prishtina me fitore bindëse ndaj Dukagjinit

Pas disfatës nga Ballkani në javën e kaluar, Prishtina është kthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në futboll. Të premten, Prishtina e ka mposhtur Dukagjinin me rezultatin e thellë 3:0.

Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.

Dy golat e parë të Prishtinës i shënoi mesfushori Albin Krasniqi në minutën e 20-të dhe 48-të. Për 3:0, realizoi 21-vjeçari, Rigon Llugiqi në minutën e 70-të.

Dukagjini në gjashtë ndeshje të zhvilluara ka katër disfata dhe dy fitore.

Prishtina në pesë ndeshje të zhvilluara ka tri fitore, një humbje dhe një barazim. Është lidere me 10 pikë aq sa kanë edhe Ballkani e Suhareka.

Ndeshjen e ardhshme, Prishtina do ta zhvillojë ndaj Gjilanit, ndërsa Dukagjini luan ndaj Dritës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *