Prishtina e shkarkon Debatik Currin

Debatik Curri më nuk është trajner i Prishtinës.Klubi i Superligës së Kosovës në futboll ka bërë të ditur se është shkëputur kontrata me marrëveshje me Currin.
“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri. FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23”, është thënë nga Prishtina.