Presidenti i FFK-së takoi nënkryetarin e FFSHGJ-së, diskutojnë për Kupën e Kosovës në Diasporë 

Presidenti Agim Ademi, priti nënkryetarin e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliukaj. Në këtë takim, u diskutua për organizimin e Kupës së Kosovës në Diasporë, në të cilën marrin pjesë 36 ekipe, si dhe për zhvillimin e një ndeshje ndërmjet veteranëve të Diasporës dhe Kosovës. Presidenti Ademi tregoi respektin më të madh për Diasporën dhe premtoi përkrahje në të gjitha aspektet për këtë komunitet.

Ademi bëri të ditur se FFK do të ofrojë përkrahjen e saj në organizimin e Kupës së Kosovës në Diasporë dhe se do të bëjë çdo përpjekje për të inkurajuar dhe mbështetur sportistët kosovarë të Diasporës. Ai shtoi se është gjithmonë kënaqësi të jesh afër bashkatdhetarëve tanë dhe se aktivitetet sportive dhe kulturore bëjnë që komuniteti i bashkatdhetarëve të jenë më afër vendlindjes.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Enver Muzliukaj, e përgëzoi presidentin Ademi për punën që po bën në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe e inkurajoi të vazhdojë me përkushtim përmbushjen e vizionit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *