Presidenti Ademi takohet me ambasadorin Abbott, flasin për situatën në FFK-në: Politika larg sportit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e vizitoi sot Federatën e Futbollit të Kosovës ku u prit nga kryetari Agim Ademi dhe nga sekretari gjeneral, Taulant Hodaj.

Gjatë takimit u bisedua rreth situatë së fundit në FFK dhe procesit të licencimit. Të dyja palët u dakorduan që politika duhet t’i mbajë duart nga sporti.

“Kënaqësi ta prisja në zyrën time ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Diskutuam për zhvillimet e fundit rreth FFK-së, me ç’rast ambasadori Abbott na inkurajojë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë. Ambasadori Abbott më ofroi mbështetje të plotë në rrugëtimin tonë si dhe në procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, derisa ishte kategorik që FFK të mbetet e pavarur nga politika”, ka ahkruar Ademi në Facebook.

E për këtë takim ka shkruar edhe vet ambasadori Abbott, po ashtu në Facebook.

“Sot takova presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi. Diskutuam për licencimin e Federatës së Futbollit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si hap i rëndësishëm për Kosovën për të vazhduar ecurinë dhe garën në arenën ndërkombëtare. U dakorduam që Federata të mbetet e pavarur nga politika dhe të plotësojë të gjitha kriteret për të marrë licencën. Kryetarit dhe FFK-së i ofrova mbështetjen e plotë në këtë rrugë. Si tifoz i futbollit të Kosovës, do të vazhdoj ta mbështes Kombëtaren e Kosovës dhe mezi pres të festoj sukseset e saj në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Abbott.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *