Potter: Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka

Trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka deklaruar se përjashtimi i Joao Felix është arsyeja kryesore për humbjen (2:1) të skuadrës së tij ndaj Fulhamit.

“E nisëm mirë, patëm disa mundësi në fillim. Por një seri gabimesh çuan në golin e parë. Më pas na u desh të luftonim dhe e nisëm mirë pjesën e dytë. Megjithatë, kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Kemi luajtur mirë edhe me 10 lojtarë, por duhet të bënim më mirë me golin. Një humbje shumë zhgënjyese, por duhet të vazhdojmë të luftojmë”, tha Potter.

Chelsea pësoi humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League dhe aktualisht ndodhet në vendin e dhjetë, 10 pikë prapa liderëve të Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *