Portieri i Kombëtares pa skuadër, media katalanase sugjeron Berishën për Barcelonën

Etrit Berisha është një prej dhjetë portierëve që “Mundo Deportivo” sugjeron për Barcelonën. E gjitha kjo pas dëmtimit që Ter Shtegen pësoi në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Portieri gjerman e ka mbyllur sezonin dhe të tjerët që rekomandohen në artikullin e medies spanjolle janë aktualisht të lirë. Etrit Berisha po ashtu qëndron në kërkimin e një skuadre, pasi mbylli aventurën me Empolin në Seria A.
Po ashtu nëpërmjet shkrimit janë ftuar lëxuesit dhe të votojnë. Emrat e tjerë që përmendim nga lista e krijuar janë Navas, Masip, Badla, Pavlenka, Karius, Vaslik, Koubek, Letelier, Lampru.