Pioli merr lajme të mira, dy titullarë pritet të jenë gati për ndeshjen ndaj Sassuolo

Mbrojtësit e Milanit Theo Hernandez dhe Davide Calabria u stërvitën me pjesën tjetër të ekipit këtë mëngjes.

Kuqezinjtë u stërvitën në Milanello në mëngjes dhe Stefano Pioli pa Theo dhe Calabria të përfundonin të gjithë seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit, raporton Calciomercato.com.

Ata pritet të jenë të disponueshëm në ‘San Siro’ të dielën kur kuqezinjtë presin Sassuolo-n.

Fikayo Tomori do të humbasë ndeshjen e ardhshme dhe është në dyshim poashtu për ndeshjen kundër Interit, pasi pësoi një dëmtim kundër Lazios në Stadio Olimpico në fillim të kësaj jave.

Kuqezinjtë fituan vetëm një ndeshje në Serie A në 2023, duke barazuar kundër Romës dhe Lecce-s dhe duke humbur ndaj Lazios

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *