Përfundon spektakli i gjashtë golave në Anfield: Liverpooli fiton përballë Tottenhamit

Liverpooli ka triumfuar 4-2 në shtëpi përballë Tottenhamit në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
Pas 16 minutash lojë, Mohamed Salah realizoi për 1-0 me një asistim të Cody Gakpos.
Për 2-0 u përkujdes Andy Robertson, që shënoi në minutën e 45-të.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Liverpooli, por Spurs nuk u dorëzuan lehtë.
Gakpo realizoi për 3-0 me një asistim të Harvey Elliott në minutën e 50-të.
Nëntë minuta më vonë, talenti 21-vjeçar realizoi një super gol nga një asistim i Salah.
Mysafirët më pas futën frikën në palcë tek lojtarët e The Reds, pasi shënuan për 4-1 me anë të Richarlison (72’).
Spurs shënuan edhe të dytin, tani nëpërmjet Son Heung-Min, që realizoi në minutën e 77-të, me asistimin e sulmuesit brazilian.
Pas javës së 36-të, Liverpooli gjendet në vendin e tretë me 78 pikë, ndërsa Tottenhami është në të pestin me 60 sosh.