Penalltia e humbur nga Ronaldo-ja, që eliminoi Al Nassr-in nga “King Cup”-a

Al Nassr mbrëmë u eliminua nga Kupa e Arabisë Saudite “King Cup” pasi u mposht minimalisht 1:0 ndaj Al Taawon-it.

Cristiano Ronaldo ishte fajtori kryesor që skuadra e tij u eliminua nga kjo garë.

Ylli portugez në minutat e fundit të ndeshjes pati mundësinë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por humbi një penallti.

Ronaldo-ja goditi penalltinë dhe dërgoi topin mbi portë.

Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr tha se nga këto ndeshje mëson shumë edhe pse është në fundin e karrierës së tij.

“Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas ndeshjes.

https://twitter.com/centregoals/status/1851349568383750483

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *