Patrick Kluivert merr drejtimin e kësaj kombëtareje, synon kualifikimin në Botërorin 2026

Patrick Kluivert do ta rifillojë karrierën e tij si trajner. Ish-sulmuesi i Milanit do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Indonezisë. Kështu njofton “De Telegraaf”, media sipas të cilës misioni i ish-sulmuesit të Milanit, Ajax dhe Barcelonës do të jetë të kualifikohet në Kupën e Botës 2026 (Indonezia aktualisht është e treta në grupin e saj, pas Japonisë dhe Australisë).
Ka kaluar pak më shumë se një vit nga hera e fundit që Kluivert ka drejtuar një ekip futbolli. Referenca është eksperienca e shkurtër, vetëm 5 muaj, si trajner i Adana Demirspor. Kujtojmë se para aventurës së tij turke, holandezi ka drejtuar përfaqësuesen e Curacao dhe ka qenë asistent në kombëtaren kamerunase. Për të është gati një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe 2 vite të tjera, nëse kualifikohet në Botërorin 2026.
Kualifikueset e Azisë për Botërorin 2026, klasifikimi:
GRUPI A
Irani – 16 pikë
Uzbekistani – 13
Emiratet e Bashkuara Arabe – 10
Katari – 7
Koreja e Veriut – 3
Kirgistani – 2
GRUPI B
Koreja e Jugut – 14
Iraku – 11
Jordania – 9
Omani – 6
Kuvajti – 4
Palestina – 3
GRUPI C
Japonia – 16
Australia – 7
Indonezia – 6
Arabi Saudite – 6
Kina – 6
Bahreini – 6